Home
Kerko



 » KESHILLI I QARKUT  » Kryetari  » Kompetencat 
Kompetencat e Kryetarit te Keshillit te Qarkut

Kryetari i Keshillit te Qarkut, perfaqeson Keshillin e Qarkut ne marredhenie me organet shteterore, me organet e njesive te qeverisjes vendore, me personat fizik dhe juridik, vendas  ose te huaj si dhe ushtron keto kompetenca:

Kryeson mbledhjet e Keshillit te Qarkut dhe te kryesise se tij.

Nenshkruan te gjitha aktet e Keshillit dhe te Kryesise se Keshillit,si dhe procesverbalet e mbledhjeve te Keshillit dhe te kryesise.

Siguron zbatimin e vendimeve te Keshillit te Qarkut dhe te kryesise se tij.

Ne perputhje me tematiken e mbledhjeve te Keshillit te Qarkut dhe te kryesise pergatit raportet, projektvendimet dhe materialet e tjera te nevojshme.

Drejton administraten e Keshillit te Qarkut dhe pergjigjet perpara Keshillit per funksionimin e saj.

Emeron dhe shkarkon personelin e administrates se Keshillit te Qarkut, perveē rasteve te parashikuara ndryshe ne ligjin nr 8549 dt 11/11/1999 “Statusi i Nepunesit Civil”.

Garanton kryerjen e funksioneve qe i jane dhene me ligj Keshillit te Qarkut.

Merr masa dhe siguron funksionimin normal te te gjithe strukturave te Keshillit, te mbledhjeve  te Keshillit dhe te kryesise se tij.

Ushtron kompetenca te tjera qe i ngarkohen atij me ligj, nga Keshilli i Qarkut ose nga kryesia e tij.

Ne ushtrimin e kompetencave te tij, Kryetari i Keshillit te Qarkut nxjerr urdhera me karakter individual.

Ne mungese te Kryetarit, funksionet  e tij kryhen nga Zevendeskryetari.
Zevendeskryetari i Keshillit te Qarkut eshte Gjovalin Gjeloshi

 


LEGJISLACION


Powered by WebPhotoPro