Trashigimi Kulturore e Historike

Qyteti Lezhė Shpallur park arkeologjik me vendim tė Kėshillit tė Ministrave nr. 396 datė 31.03.2005.
I vendosur midis Epidamit Dyrrahut dhe Shkodrės, qyteti antik i Lissusit u ndėrtua mbi njė kodrinė me pamje mbi Lumin Drin. Diodori i Siēilisė bėn lidhjen e themelimit tė qytetit me Dionisin e Sirakuzės nė vitin 385 para Kr.
Shfaqet sėrish nė burimet antike vetėm nė fund tė luftės sė parė Iliro Romake, kur mbretėresha Teuta duhej tė firmoste njė paqe tė pafavorshme me romakė
Nė 213 para Kr. Lissusi bėhet port Maqedonas nė detin Adriatik dhe vetėm nė vitin 209, ilirėt e rifitojnė sėrisht. Gjatė vitit 169 para Kr. Qyteti vazhdon tė jetė njė nga rezidencat e mbretit ilir Gent .
Gjatė luftėrave ndėrmjet Ēezarit dhe Pompeut, Ēezari kontrollon krejt qytetin dhe pėrforcoj mbrojtjen e tij.
Rrethi Mirdite pėrfaqėson njė nga trevat mė me vlera tė historisė sonė kombėtare.
Shteti i parė shqiptar, shteti i Arbėrit i formuar nė vitin 1190 i pėrket truallit tė kėsaj treve, emblema e tė cilit ėshtė gjetur nė Gėziq dhe ruhet sot nė Muzeun Historik Kombėtar.
Nė trevėn e Mirditės ėshtė mbledhur dhe kodifikuar nga, Atė Shtjefėn Gjeēovi, Kanuni i Lekė Dukagjinit.
Vetėqeverisja e Mirditės mė dymbėdhjetė bajraqet e saj tė prirė nga dera princore e Gjonmarkajve, janė njė model i veēantė i funksionimit administrativ tė kohės, qė meriton tė studiohet.
Vetėqeverisja si njė institucion ka qenė nė tė vertetė Shteti Etno-Kulturor nė botėn shqiptare.
Rezistenca antikomuniste prej mėse njė dekade (1944-1952), e drejtuar nga pinjolli i Mirditės Mark Gjonmarkaj, nėpėrmjet Komitetit tė Maleve, ėshtė njė histori mė vehte qė paraqet vlerat mė vitale dhe pėrfaqėsuese tė qėndresės, besės, burrėrisė dhe bujarisė se banorėve dhe prijėsve fisnikė tė kėtyre anėve.
Regjimi diktatorial i kohės e shfrytėzoi kėtė rezistencė si pretekst pėr tė organizuar dhe demonstruar mbi kėtė krahinė njė terror tė pashoq psikologjik, dėshmi e tė cilit janė dhjetra e qindra tė vrarė, varur e pushkatuar pa gjygj, burgosur e internuar burgjeve famėkeqe tė diktaturės. Mė tej akoma sikur tė mos mjaftonte kjo, Mirdita me njė vendim tė posaēėm tė udhėheqies sė kohės u shpall Rreth politik dhe i rrezikshėm, dhe u copėzua administrativisht nė pesė rrethe (Kukės, Pukė, Lezhė, Mat dhe Dibėr).
Kurbini ėshtė njė zonė e ndėrmjetme etno-kulturore, e cila pas luftės sė dytė botėrore ka qenė pjesė e rrethit tė Krujės deri nė vitin 1992. Nga ky vit Kurbini nė hartėn administrative tė Shqipėrisė ka pasur statusin e rrethit.
Qendra e rrethit Kurbin ėshtė qyteti i Laēit.
Kurbini ka shėrbyer ndėr shekuj si kryeurė historike, qė ka lidhur ndėrmjet tyre trevat shqiptare.
Heroi ynė kombėtar Gjergj Kastrioti, Skendėrbeu ka pjesė tė rėndėsishme tė historisė, qėndresės dhe lavdisė sė tij nė viset e Kurbinit.
Ndėr betejat mė tė lavdishme tė epopesė skendėrbejane ėshtė dhe lufta e Albulenės e cila shėnoj njė ndėr fitoret mė tė bujshme tė Heroit Kombėtar.
Bashkėkohės me tė ka qenė plaku i menēur e patriot Kokė Malēi, qė personifikon urtėsinė popullore dhe besnikėrinė e Kurbinasve ndaj kryetrimit Gjergj Kastrioti.
Kurbini ashtu si dhe Mirdita ėshtė vetėqeverisur nė bazė tė rregullave dokėsore tė vetat tė sintetizuara nė Kanunin e Skėndėrbeut tė cilat janė mbledhur dhe kodifikuar nga Imzot Frano Ilia nė vitet 1936-1966.
Nė Ipeshkvninė e Shnapremtes nė Kurbin nė vititn 1632 ėshtė hapur shkolla e parė shqipe nė rrafshin kombėtar.
Inicuesi dhe organizuesi i Kuvendit tė Arbėrit tė mbajtur mė 14 Janar 1703, nė Mėrqi tė Lezhės, Papa Klementi XI-Albani me prejardhje nga Kurbini.
Patrioti kurbinas Gjin Pjetri me 1912 ngriti flamurin e pavarėsisė nė Milot, duke u bėrė prolog i shtegtimit patriotik dhe kombėtar, pėr shpalljen e pavarėsisė kombėtare qė u finalizua mė, 28 Nėntor 1912 nė Vlorė, nga Ismail Qemali.
Editimi i fundit: E Marte, 02 Shtator 2009
|