Kompetencat e kryesise
1-Kryesia e keshillit te qarkut per realizimin e funksioneve te Qarkut dhe ne zbatim te vendimeve te keshillit
te tij :
a-Ushtron te gjitha kompetencat, me perjashtim te atyre qe i jane dhene shprehimisht Keshillit te Qarkut
b-Miraton projekt-akte dhe materialet e tjera per mbledhjen e Keshillit te Qarkut, ne perputhje me rendin e dites te percaktuar nga Keshilli, si dhe per probleme qe kerkon ajo vete.
c-Raporton ne Keshill per gjendje ekonomiko-financiare te pakten cdo 6 muaj ose me shpesh, sa here
kerkohet nga Keshilli.
d-Raporton ne Keshill sa here kerkohet prej tij per probleme te tjera qe kane te bejne me funksionet e Qarkut e-ushtron te drejtat dhe siguron plotesimin e te gjitha detyrimeve qe i jane ngarkuar Qarkut si person Juridik.
2-Ne ushtrimin e kompetencave te saj, Kryesia e Keshillit te Qarkut nxjerr vendime, te cilat miratohen nga shumica e anetareve te pranishem.
Vendimet marrin fuqi detyruese per t’u zbatuar nga te gjitha organet dhe personat e ngarkuar, pasi shpallen publikisht ose u behen te njohura subjekteve te interesuara.
3-Vendimet e Kryesise duhet te miratohen ne mbledhjen me te afert te Keshillit te Qarkut dhe ne rast se nuk miratohen, e humbasin fuqine e tyre qe nga fillimi.
|