Home
Kerko



 » QARKU  » Historiku 
Historiku

Historia e kėtij rajoni ėshtė e hershme, mbi 2000-vjet pėrpara lindjes sė Krishtit. Lezha, Kurbini dhe Mirdita pjesė pėrbėrėse tė kėtij qarku mbartin dhe trashėgojnė vlera tė rėndėsishme historike. Evenimente tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare kanė ndodhur nė viset e kėtij rajoni, ku padyshim banorėt e tij dhe veēanarisht prijėsit e tyre fisnikė kanė dhėnė kontributin e tyre nė kėto ngjarje.


Ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė sė kėtij rajoni veēojmė:


Krijimi i shtetit tė parė Shqiptar, shtetit tė Arbėrit nė vitin 1190, emblema e tė cilit ėshtė gjetur nė Gėziq tė Mirditės dhe ruhet nė Muzeun Historik Kombėtar, Tiranė, ashtu si dhe emblema e Skurajve tė Kurbinit e gjetur nė Pllanė.


Nė qytetin historik tė Lezhės, nėn drejtimin e Heroit kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu, mė 2 Mars 1444, u mbajt Lidhja e Lezhės (Besėlidhja e Lezhės) e cila bashkoi princat shqiptar nė luftėn e pėrbashkėt antiosmane.


Nė truallin e kėtij rajoni u hapėn shkollat e para shqipe nė rafshin kombėtar, si shkolla e Ipeshvnisė sė Shnapremtes nė Kurbin nė vitin 1632, shkollat e Pllanės dhe Velės tė vitit 1638, shkolla e Blinisht tė Zadrimės e vitit 1639 etj.


Ndėr monumentet e trashigimisė historiko kulturore me rėndėsi kombėtare janė :


“ Kanuni i Lekė Dukagjinit: ( Kanuni i Maleve ) i mbledhur dhe kodifikuar nga dijetari atdhetar At Shtjefen Gjeēovi.


“ Kanuni i Skėndėndbeut” i mbledhur nga kleriku dijetar Frano Ilia


Mbajtja e Kuvendit tė Arbėrit nė fshatin Mėrqi tė Kallmetit tė Lezhės, mė 14 Janar 1703 dhe botimi nė gjuhėn shqipe i “ Koncilit” 1706.


Vetėqeverisja e Mirditės me dymbėdhjetė bajrakėt e saj tė prirė nga dera princore e Gjonmarkajve.


Bashkėjetesa ndėrfetare e trashėguar ndėr kohėra ėshtė njė vlerė qė banorėt e kėtij rajoni kanė trashėguar ndėr vite dhe po e ēojnė mė lart.

Kėtė fakt tė bukur e deshmojnė mijėra pelegrinė me besime tė ndryshme qė vijnė nga e gjithė shqipėria dhe diaspora nė Kishėn e Shnandout nė Laē, duke e kthyer atė nė njė nga qendrat mė tė mėdha peligrinazhit fetar nė Shqipėri.


KOMUNIKATA SHTYPI



Powered by WebPhotoPro